DIMRI DHE LEXUESET-ROBERTO BOLAÑO

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

ROBERTO BOLAÑO

Kili, 1953 – 2003

Gjatë dimrit duket se vetëm ato kanë guxim të mjaftueshëm për të dalë në rrugët e akullta. I shoh në lokalet e Blanesit ose në stacion apo ulur përgjatë Paseo Marítimo (Shëtitores Bregdetare), vetëm ose me fëmijët e tyre ose me ndonjë shoqe të heshtur, dhe në duart e tyre shikoj gjithmonë një libër. Çfarë lexojnë këto gra? – pyeste veten Enrike Vila-Matas, para disa vjetësh. Çfarë munden. Jo gjithmonë letërsi e mirë (por çfarë është letërsia e mirë?), herë revista, herë best-sellers më të këqij. Kur i shoh duke ecur, të mbështjella, me fytyra të skuqura nga era e ftohtë, mendoj për gratë ruse që bënë revolucionin dhe që mbështetën stalinizmin, i cili ishte më i keq se dimri i acartë, dhe për fashizmin, që ishte më i keq se ferri, dhe gjithmonë të shoqëruara me një libër, ndërkohë që gjëja më e arsyeshme për to do të ishte vetëvrasja. Në të vërtetë, shumë nga ato lexuese të dimrit përfunduan në vetëvrasje. Por jo të gjitha. Para disa ditësh lexova se Nadjezhda Jakovlevna Xhazina, lexuese e jashtëzakonshme, autore e dy librave me kujtime, një prej të cilëve quhet “Kundër çdo shprese”, dhe është gruaja e poetit të vrarë Osip Mandelstam që adhuruesit e tyre i konsideronin si të shenjtë. Në mes të dimrit, Nadjezhda dhe Osipi jo vetëm që nuk ngrinë, por u përpoqën të lexonin të gjithë librat që kishin.
Ato gra, prej mishi e kocke, që nuk u mungoi guximi, qenë lexueset e shenjta të dimrit. E vërteta është se disa prej tyre bënë vetëvrasje. Të tjera u ngritën mbi poshtërimin dhe u kthyen te librat e tyre, librat misterioze që lexojnë gratë, kur është ftohtë dhe duket se dimri nuk do të përfundojë kurrë.

Përktheu: Bajram Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke
Go to Top