Ngushëllimi-Wislawa Szymborska
Darvini.
Thonë se lexonte romane për t’u çlodhur,
Por vetëm një lloj të caktuar:
jo nga ata me fund të trishtë.
Nëse do të dilte diçka e tillë,
i inatosur ai do ta flakte librin në zjarr.E vërtetë apo jo,
unë jam gati ta besoj.Kaq herë duke skanuar në mendjen e tij aq vende,
atij duhej t’i kishte ardhur në majë të hundës me speciet që vdisnin,
triumfi i të fortit mbi të dobëtin,
përpjekjet e pafundme për të mbijetuar,
herët a vonë, të gjithë të dënuar.
Ai e kishte fituar të drejtën e fundeve të lumtura,
të paktën në fiction,
me gjithë miniaturat e tij.Si rrjedhojë e prespektivës shpresëdhënëse,
të dashuruarit bashkoheshin, familjet pajtoheshin,
dyshimet davariteshin, besnikëria shpërblehej,
pasuria rifitohej, thesaret zbuloheshin,
fqinjët kokëfortë korrigjonin sjelljen,
emrat e mirë riktheheshin, lakmia zbutej, shërbëtoret e moshuara martoheshin me njerëz të denjë,
ngatërrestarët dëboheshin në hemisfera të tjera,
falsifikuesit e dokumenteve flakeshin nëpër shkallë,
joshësit vraponin drejt altarit,
jetimët strehoheshin, vejushat ngushëlloheshin,
krenaria përulej, plagët shëroheshin,
bijtë plangprishës ftoheshin sërish në shtëpi,
kupat e pikëllimit flakeshin në oqean,
shamitë stërpikeshin prej lotëve të pajtimit,
hare dhe festime të mëdha,
dhe qeni Fido,
i humbur në kapitullin e parë,
dilte duke lehur gjithë gëzim në kapitullin e fundit.
Përktheu: Arlinda Guma

Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew