Mungesa-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Mungesa-Wislawa Szymborska

Me pak ndryshime të vogla,
dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew B. nga Zduńska Wola.
Dhe nëse ata do të kishin një vajzë – ajo nuk do të kisha qenë unë.
Ndoshta me një kujtesë më të mirë për emrat dhe fytyrat,
dhe për çdo melodi të dëgjuar vetëm një herë.
E aftë për ta dalluar një zog nga një tjetër. Me nota të përsosura nga kimia te fizika,
dhe më keq në gjuhën polake,
por duke shkruar fshehtaz poezi
shumë më interesante se të miat.

Me pak ndryshime të vogla,
dhe im atë në të njëjtën kohë mund të ishte martuar me
Zonjën Jadwiga R. nga Zakopane.
Dhe nëse ata do të kishin një vajzë – ajo nuk do të kisha qenë unë.
Ndoshta ajo do t’u qëndronte ideve të saj kokëfortësisht
Do zhytej me kokë në ujëra të thella.
E ndjeshme ndaj emocioneve në grup.
Gjithomonë do shihej në disa vende në të njëjtën kohë,
por rrallë me një libër,
më shpesh në oborr duke luajtur kickball me djemtë.

Ata madje mund të ishin takuar
në të njëjtën shkollë, në të njëjtën dhomë.
Por nuk do ishin shpirtra të ngjashëm,
pa afri,
në dy skajet e kundërta të fotove të klasës.

Qëndroni këtu, vajza
– do thërriste fotografi –
vajzat më të shkurtra përpara, vajzat e gjata mbrapa.
Dhe buzëqeshni fort kur unë ta shkrep.
Por llogarit edhe një kokë tjetër, kaq janë të gjithë?
– Po zotëri, kaq.

Përktheu: Arlimda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top