Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire

ata i vunë zjarrin shtëpisë së hallës sime unë qava ashtu siç bëjnë gratë në televizor
e kruspulluar
si një kartëmonedhë pesë paundëshe.
i telefonova djalit që më donte
duke u përpjekur ta qetësoja timbrin e zërit i thashë “hello”
ai tha, Warsan, çfarë ke, çfarë ka ndodhur?
unë jam lutur,
dhe këto qenkan me sa duket lutjet e mia;
i dashur Zot
unë vij nga dy vende
njëri është i etur
tjetrit i kanë vënë zjarrin
të dy kanë nevojë për ujë.
më vonë atë natë
mbaja një atlas në prehër
i shtriva gishtat nëpër të gjithë botën
dhe pëshpërita
ku te dhemb?
u përgjigj
kudo
kudo
kudo.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top