Suvenir-Warsan Shire

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Suvenir-Warsan Shire

 

Them se kam sjellë luftën me vete
në lëkurën time, një qefin
që më rrotullon kafkën, materie nën thonjtë e mi.
Ajo më ulet në këmbë, ndërsa unë shoh TV.
Dëgjoj frymën e saj të lagësht në sfond
të çdo telefonate. E ndiej duke fjetur
mes nesh në shtrat. Ajo shkumëzon
shpinën time në dush. Shtyhet
kundrejt meje në lavamanin e banjës.
Netëve, më jep pilulat, më mban
dorën, nuk e takoj kurrë vështrimin e saj.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top