BALADA PËR TRE LUMENJ-FEDERICO GARCIA LORCA
Lumi Guadalkivir
portokaj dhe ullinj çan përmes.
Të dy lumenjtë e Granadës,
nga dëbora përmbi arë zbresin.Eh, kjo dashuri
që iku e më s’u kthye!Lumi Guadalkivir
flokë shegë të kuqe flakë.
Të dy lumenjtë e Granadës,
njëri derdh lot e tjetri gjak.Eh, kjo dashuri
që në ajër u tret!Për varkat me velë
ka një udhë Sevilja;
përmes ujërave të Granadës
lundrojnë vetëm psherëtima.Eh, kjo dashuri
që iku e më s’u kthye!Guadalkivir, kullë e lartë
dhe erë në portokallishtë.
Lumenjtë Darro dhe Henil,
shtrirë të vdekur në gjolisht.Eh, kjo dashuri
që në ajër u tret!Kush tha se uji na sjellka
një zjarr të fryrë me britma!Eh, dashuri
që iku e më s’u kthye!Sjell ullinj dhe lule portokalli
në detet e tu, o Andaluzi.Eh, kjo dashuri
që në ajër u tret!
Përktheu: Bajram Karabolli

KU FSHIHET LUMTURIA E NJERIUT-(Rrëfenjë arabe)
Në fillim të kohërave, perënditë u mblodhën për të krijuar njeriun: burrin dhe gruan. Dhe vendosën