TË VARFËR-EDUARDO GALEANO
(Montevideo, 1940 – 2015)
Të varfër,
të varfër të vërtetë
janë ata që nuk kanë kohë për të humbur kohë.Të varfër,
të varfër të vërtetë
janë ata që nuk kanë heshtje dhe nuk e blejnë dot atë.Të varfër,
të varfër të vërtetë
janë ata që kanë këmbë, por që kanë harruar të ecin
si pulat që kanë harruar të fluturojnë.Të varfër,
të varfër të vërtetë
janë që hanë mbeturina dhe e paguajnë për ushqim.Të varfër,
të varfër të vërtetë
janë ata që kanë të drejtë të thithin erë muti,
sikur të ishte ajër, pa paguar gjë për të.Të varfër,
të varfër të vërtetë
janë ata që kanë liri me pashë, veç për të zgjedhur kanale televizive.Të varfër,
të varfër të vërtetë
janë ata që jetojnë drama të zjarrta me makinat.Të varfër,
të varfër të vërtetë
janë ata që janë gjithmonë shumë, por përherë vetëm.Të varfër,
të varfër të vërtetë
janë ata që nuk e dinë se janë të varfër.
Përktheu: Bajram Karabolli
Poezi nga EDUARDO GALEANO
Poezi nga EDUARDO GALEANO Nga minjtë, mësuam të bëjmë tunele. Nga kastorët mësuam të bëjmë