Poezia është përpjekja për t’i dhënë zë përmes fjalës diçkaje që nuk mund ta shpreh në mënyrë tjetër/Daniela XhaniDaniela Xhani
Arlinda Guma: Ju ndoshta jeni ndër të paktët, të cilëve nuk ua redaktoj më parë poezitë kur i publikoj në defekt-teknik. Sepse çdo fjalë është në vendin e duhur, dallohet qartë atje kujdesi për gjuhën. Dhe shkruani poezi të përkora. Dhe nuk jetoni në Shqipëri… Si ia dilni ta ruani të pastër shqipen tuaj? Sa rëndësi ka për ju kujdesi për gjuhën dhe sa ka subjekti i asaj që doni të shprehni? A mbivendosen këto të dyja?
Daniela Xhani Së pari ju falënderoj, Arlinda, për prezantimin e disa prej poezive të mia në Defekt-Teknik.
Një shpirt shqiptar që vizaton nga larg botën/Sueton ZhugriSueton Zhugri
Arlinda Guma: Si lind një poezi tek ju? Mund ta përshkruani procesin? Kur kam lexuar një intervistë të Wislawa Szymborska-s, ajo thoshte se punonte me muaj apo me vite me poezi të caktuara. A bëni edhe ju një punë të tillë sistematike me poezinë tuaj? Apo ajo është thjesht një blic i beftë? A ju është dashur shumë për ta shkruar poezinë “Në tregun e sendeve të përdorura”, nuk di pse me duket se atë poezi ju e keni shkruar me një frymë.
Sueton Zhugri: Lind në shumë mënyra. Nganjëherë me një bindje ose opinion. Kur kam diçka për të thënë. Ajo fjali apo status bëhet qendra e vjershës, që lidhet pastaj me pjesë dhe kthina të tjera. Nuk i duroj dot poezitë që nuk më detyrojnë dot t’i lexoj për së dyti. Ose më mirë të them, poezitë që nuk godasin. Ndaj mundohem që fjalia tek poezia ime të marrë më shumë se një kuptim. Duhet vramendje, duhet surprizë, duhet fantazi, ndjeshmëri, sinqeritet, dhe mbi të gjitha art me figurat e përdorura. Domethënë me pak rreshta sa më shumë informacion, efekte, dhe nënkuptime. Poezia duhet t’i ngjajë një diamanti që shkëlqen nga të gjitha anët. Dhe kjo e transmetuar sa më thjeshtmërisht. Poezia nuk duhet të jetë e synuar vetëm për poetët e tjerë, por edhe për masën.
Nuk jemi ne ata që zbulojmë poezinë, por poezia na zbulon ne/Nurie EmrullaiNurie Emrullai
Arlinda Guma: Poezia juaj është shpërthyese, disi e egër, e vërtetë, e fuqishme… Kam këtu parasysh poezinë “Bosh”… A jeni penduar ndonjëherë për ndonjë poezi që keni shkruar? I keni thënë ndonjëherë vetes “bëra gabim që e shkrova, apo që e publikova? Ju dukeni një kururge e pamëshirshme e dhimbjes. Dhe shpesh ia shpërfaqni lexuesit këtë dhimbje pa asnjë rrobë në trup. Pa bërë asnjë kompromis. Jeni penduar ndonjëherë që nuk i keni veshur asaj ca rroba, sidomos kur e ekspozoni në një realitet të pandjeshëm, cinik e brutal, siç ndonjëherë mund të jenë mediat sociale…
Nurie Emrullai: Ajo që kërkoj unë prej poezisë është të më flasë, jo vetëm për lëkurën, por dhe për ashtin që mbështillet prej saj. Lëkurën arrijmë ta shohim të gjithë, ndërsa mënyra sesi imagjinojmë ashtin na bën të dallojmë njëri prej tjetrit.
Ndoshta kjo është mënyra e vetme me të cilën unë arrij të kondensoj përditshmërinë/Edvin ThomollariEdvin Thomollari
Edvin Thomollari: Duke qenë se unë e konsideroj veten amator në punët e poezisë, ndoshta kjo është mënyra e vetme me të cilën unë arrij të kondensoj përditshmërinë. Kjo, pjesërisht mund të vijë edhe për shkak të formimit tim në shkencat ekzakte dhe faktit që përditshmërinë e shikoj si një ushtrim dinamike në fizikë, ku lëvizja e objektit përcaktohet nga rezultantja e forcave që ushtrohen. Kështu edhe individi apo shoqëria, doemos lëvizin nga njê dinamikë forcash. Shtysa është ndjesore, ndërsa zhvillimi plotësohet me atë pjesë që është “bluajtja” në kokë e gjërave për të cilat shkruaj. Poezia, të cilës i referoheni, është pikërisht më e “thata” nga ana figurative, ashtu siç është nje profesionst…