Djegia e librave-Bertolt Brecht
Kur Regjimi
urdhëroi që librat e paligjshëm të digjeshin,
qetë e ngathëta bartën barrat sa një mal deri tek zjarret.Pastaj një shkrimtar i dëbuar, një nga më të mirët,
që këqyri listën e teksteve të shkishëruara,
u tërbua nga inati: ai ishte përjashtuar!Ai vrapoi drejt tryezës së tij, plot zemëratë përçmuese,
për t’u shkruar letra të ashpra delenxhinjve të pushtetit –
Më digjni! Shkroi ai me penën e tij flakëritëse –
A nuk e kam thënë gjithmonë të vërtetën?
Tani ja ku jeni dhe po më trajtoni si gënjeshtar!
Më digjni!
Përktheu: Arlinda Guma

Shkrimtari Shpëtim Selmani: “Kosova ime po lufton për paqen.”
Riccardo Michelucci Ajo e Ballkanit është një e kaluar që duket se nuk kalon kurrë. Ndërsa