Një disihumbje-Ingeborg Bachmann

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Një disihumbje-Ingeborg Bachmann


Kemi përdorur bashkë: stinët, librat, një pjesë muzikore.
Çelësat, filxhanët e çajit, shportën e bukës, çarçafin dhe një shtrat.
Një arkëz paje shpresash, fjalësh, gjestesh, sjellë pas, përdorur, konsumuar.
Kemi ruajtur një rend shtëpiak. Të thënë e të kryer.
Dhe gjithmonë ishte një kokë që vigjilonte.
U dashurova me dimrin, me një septet vjenez*, me verën.
Me harta fshatrash, me një çerdhe në mal, me një plazh dhe një shtrat.
Mbajta kultin e kalendarit, i deklarova premtimet të pashkelshme,
u përkula ndaj diçkaje, i mbeta e devotshme një asgjëje
(-një gazete të palosur, hirit të ftohtë, një cope letre të shkarravitur),
e patrembur prej fesë, se kisha jonë ishte shtrati.
Prej pamjes së dritares nga liqeni ngrihej piktura ime e pashtershme.
Nga ballkoni përshëndeta popuj të tërë, fqinjët e mi.
Mbi zjarrin e oxhakut, në qetësi e siguri, flokët e mi merrnin ngjyrën më të thellë. Zilja në derë ishte alarmi i gëzimit tim.
Nuk ishe ti ai që humba,
ishte bota.

________

* septet vjenez – formacion muzikor

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Shi-Roberto Bolaño

Shi-Roberto Bolaño Po bie shi, e ti thua: “duket sikur retë po
Go to Top