Tiranë e re-Ajkuna Dakli
Vapë.
Sheshe të vogla populluar
me statuja të reja burrash të shquar
zgjedhur me kujdes nga një listë e gjatëPemët e moshuara koten përgjumshëm
degët gogësijnë mbi librashitës shëtitës
poezitë, romancat e biografitë thahen në diell
si ushtarë të një llogoreje ngecur
në të njëjtin fat.Asfalti pjek shputat me një përcëllimë të njohur:
mbi pluhur të vjetrash
shullëhen ndërtesa të reja
xhamat shformojnë fytyra dashurish
të shembura._____
Shkëputur nga vëllimi me poezi “Rrokje”, 2016
Aromë portokalli-Ajkuna Dakli
Aromë portokalli-Ajkuna Dakli Kur bënte ngricë im atë ndizte rreth portokajve qerthuj zjarri Janë pemë