Aromë portokalli-Ajkuna Dakli

in Letërsi/Tharm by

Aromë portokalli-Ajkuna Dakli

 

Kur bënte ngricë im atë
ndizte rreth portokajve qerthuj zjarri
Janë pemë të brishta –thoshte
po nëse i qëndrojnë dimrit jetojnë
më shumë se gjysmë shekulli
Nëna ime jetoi më pak se aq
e, kur ajo shkoi, ai
mbolli një tjetër pemë
dhe ndezi çdo grimcë zjarri që i kish mbetur
duke ruajtur me një sy tokën
pranë varrit të saj për vete.
si gurin në fund të rrugës.
Ka disa vjet që ai ka ikur,
po pemët në verë janë plot fruta kokëforta
ndërsa unë jam larg
mes flokëve të borës që po bien
si petale lulesh portokalli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Çikla-Charles Bukowski

Çikla-Charles Bukowski Ështe iluzion nëse mendon se thjesht po e lexon këtë

DON KISHOTI-Nazim Hikmet

DON KISHOTI-Nazim Hikmet Kalorësi i rinisë së përjetshmeNdoqi, rreth të pesëdhjetave,Arsyen që
Go to Top