Tag archive

Ajkuna Dakli

A mund të bëhesh shkrimtar duke ndjekur kurse të krijimit letrar?/Ajkuna Dakli

Revista defekt-teknik u drejtoi një pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë. A mund të bëhesh shkrimtar duke ndjekur kurse të krijimit letrar? A mund të mësohet shkrimtaria? Një përgjigje erdhi nga Ajkuna Dakli. Ajkuna Dakli “Këndo o Muzë mninë e Akil Pelidit” .. kështu nisin këngët e Iliadës, kryeveprës së mitologjisë greke, që përcolli për… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Peizazh i bardhë-Ajkuna Dakli

Peizazh i bardhë-Ajkuna Dakli   U zgjova me një kundërmim erëmirësepetesh,që fshehin qëndisma pajash për dasma që s’u bënë kurrë,puplin, mëndafsh dhe lule të bardha,fantazma të brishta dashurish të pajetuara, që dot nuk vdesin, mbeten përjetësisht në ajër,si re që ikin dhe vijnë,fshehur pas rrezesh gënjeshtare dielli. Është e diel.Jashtë bën ftohtëdhe një shtresë e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mbrëmje dimri-Ajkuna Dakli

Mbrëmje dimri-Ajkuna Dakli   Pas një furtune qyteti gdhiu papriturme fytyrën vulosur nga një pamje e zbehtë.Ka ardhur dimri. I padëshiruar dhe i beftë si një pushtim,tamburet e të cilit i shpërfillëm dhe tanigjethet e fundit kanë ngecur në ngricë,kapur rob si ushtarë të hutuar,që e nisën tërheqjen vonë. Në downtownera fishkëllen e mardhur si… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Van Ghog-Ajkuna Dakli

Van Ghog-Ajkuna Dakli   E di, shpesh i ngjaja një fushe me grurë që i gëzohet shpejt e shpejt një rrezeje dielli kur e di se fati po mbledh mbi të të tjera shtjella resh. Çdo gjë më erdhi në shtjella: edhe errësira, edhe drita, edhe zërat edhe ngjyrat: Mundimi nuk është kurrë i sheshtë… Keep Reading

Letërsi/Pse shkruaj?

Pse shkruaj/Ajkuna Dakli

Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Përgjigjia e radhës erdhi nga Ajkuna Dakli. Vijon më poshtë. Pse shkruaj?-Ajkuna Dakli     Pak histori me libra: “Mendo diçka të bukur që të pëlqen. Mendo sikur shëtit me barkë”, kjo ishte pëshpërima e nënës sime, buzë shtratit… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Aromë portokalli-Ajkuna Dakli

Aromë portokalli-Ajkuna Dakli   Kur bënte ngricë im atë ndizte rreth portokajve qerthuj zjarri Janë pemë të brishta –thoshte po nëse i qëndrojnë dimrit jetojnë më shumë se gjysmë shekulli Nëna ime jetoi më pak se aq e, kur ajo shkoi, ai mbolli një tjetër pemë dhe ndezi çdo grimcë zjarri që i kish mbetur… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Tiranë e re-Ajkuna Dakli

Tiranë e re-Ajkuna Dakli   Vapë. Sheshe të vogla populluar me statuja të reja burrash të shquar zgjedhur me kujdes nga një listë e gjatë Pemët e moshuara koten përgjumshëm degët gogësijnë mbi librashitës shëtitës poezitë, romancat e biografitë thahen në diell si ushtarë të një llogoreje ngecur në të njëjtin fat. Asfalti pjek shputat… Keep Reading

Go to Top