Van Ghog-Ajkuna Dakli
E di, shpesh i ngjaja
një fushe me grurë
që i gëzohet shpejt e shpejt një rrezeje dielli
kur e di se fati po mbledh mbi të
të tjera shtjella resh.
Çdo gjë më erdhi në shtjella:
edhe errësira,
edhe drita,
edhe zërat
edhe ngjyrat:
Mundimi nuk është kurrë i sheshtë
dhe as dashuria.
Po, nëse do flisja për veten,
nuk do përmendja korbat
ato gjithnjë vijnë kur perdja bie,
as plumbin e fundit:
E ç’rëndësi ka fundi
kur,
nga një prag përjetësie
ke soditur shtjella yjesh,
që të tjerët nuk i shohin dot veçse
përmes teje.
A mund të bëhesh shkrimtar duke ndjekur kurse të krijimit letrar?/Ajkuna Dakli
Revista defekt-teknik u drejtoi një pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë. A mund të bëhesh shkrimtar