Peizazh i bardhë-Ajkuna Dakli

in Letërsi/Tharm by

Peizazh i bardhë-Ajkuna Dakli

 

U zgjova me një kundërmim erëmirë
sepetesh,
që fshehin qëndisma pajash për dasma
që s’u bënë kurrë,
puplin, mëndafsh dhe lule të bardha,
fantazma të brishta dashurish të pajetuara,
që dot nuk vdesin,
mbeten përjetësisht në ajër,
si re që ikin dhe vijnë,
fshehur pas rrezesh gënjeshtare dielli.

Është e diel.
Jashtë bën ftohtë
dhe një shtresë e hollë dëbore ka zbutur
kujtesën e rrugëve.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Inventari-Dorothy Parker

Inventari-Dorothy Parker Katër janë gjërat që mirë bëj t’i njoh:Përtacinë, pikëllimin, mikun

Përgjigjia-Robinson Jeffers

Përgjigjia-Robinson Jeffers Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.Të dish

Riarmatosja-Robinson Jeffers

Riarmatosja-Robinson Jeffers Ato lëvizje madhështore e fatale drejt vdekjes: solemniteti i masësQë
Go to Top