Vetëm në Rusi i kushtojnë rëndësi të madhe poezisë: vrasin njerëz për të/Osip Mandelstam

in A(rt)ktivizëm/Letërsi by

A ka ndonjë vend tjetër ku poezia është një motiv kaq i zakonshëm për të vrarë?

Osip Mandelstam

Osip Emilievich Mandelstam ishte poet dhe eseist rus me origjinë polako-hebreje. Ai ishte bashkëshorti i Nadezhda Mandelstam-it dhe një nga anëtarët e shquar të “shkollës akmeiste” poetike. U arrestua nga regjimi stalinist në vitet 1930 për një poezi dhe u dërgua në internim bashkë me gruanj. Pas njëfarë pezullimi, u transferuan në Voronezh. Sidoqoftë, në 1938 Mandelstam-i u arrestua përsëri dhe u dënua të qëndronte në një kamp në Siberi. Vdiq në një kamp internimi në të njëjtin vit.

Vitet e para

Mandelstam-i u lind në Varshavë më 3 Janar, 1891 (atëherë pjesë e Perandorisë Ruse). Prindërit e tij ishin hebrenj të pasur polakë. Babai i tij, tregtar lëkure, mundi të merrte leje për t’u vendosur në lindje dhe pak pasi u lind Osip-u, familja u vendos në Shën Petersburg. Në vitin 1900, Mandelstam-i i vogël u pranua në shkollën e shumëkërkuar Tenisef. Poezitë e tij të para u botuan në vitin 1907 në kalendarin vjetor të shkollës.

Në prill të vitit 1908, Mandelstam-i vendosi të studionte letërsi dhe filozofi në universitetin e Sorbonës në Paris, por si përfundim u largua vitin e ardhshëm për të studiuar në universitetin e Heidelberg-ut, Gjermani. Në vitin 1911 vendosi të vazhdonte studimet në universitetin e Shën Petersburgut, ku hebrenjtë nuk lejoheshin të studionin fenë. Mandelstam-i, megjithatë, e ndryshoi fenë e tij në metodizëm dhe hyri në universitet në të njëjtin vit. Megjithatë, nuk i kreu studimet atje.

Pas Revolucionit Rus të vitit 1905, Mandelstam-i për një periudhë shkroi poezi të frymës intensive populiste, por më vonë u lidh ngushtë me simbolizmin. Në vitin 1911, së bashku me disa poetë të tjerë të rinj rusë, themeluan “Klubin e poetëve”, nën udhëheqjen zyrtare të Nikolai Gumilyov-it dhe Sergei Garadietsky-t. Bërthama e këtij grupi u bë e njohur si “akmeistët”. Mandelstam-i shkroi Manifestin e Lëvizjes së Re në Poezi, të titulluar Agimi i Akmeizmit (1913, botuar më 1919). Në vitin 1913 botoi përmbledhjen e tij të parë me poezi të titulluar “Guri”. Kjo përmbledhje u ribotua në vitin 1916 me të njëjtin titull, por e pasuruar me poezi shtesë.

Martesa dhe familja

Thuhet se Mandelstam-i ka pasur një lidhje me poeten Anna Akhmatova. Ajo këmbënguli gjatë gjithë jetës së saj se marrëdhënia e tyre ishte një miqësi e thellë, jo erotike. Gjatë vitit 1910, ishte fshehtaz i dashuruar me një princeshë gjeorgjiane dhe zonjë laike në Shën Petersburg, Salomea Andronikova, së cilës i kushtoi poezinë e tij “Salominka” (1916).

Në vitin 1922 poeti u martua me Nadezhda Khazina-n, motra e poetit Jevgeny Khazina, në Kiev, ku ajo jetonte me familjen e saj. Mandelstam-i, megjithatë, vazhdoi të tërhiqej nga gra të tjera, ndonjëherë aq seriozisht sa kjo kërcënonte martesën e tyre; si për shembull me Olga Waxel-in në vitet 1924-1925 dhe Maria Pietravich-in në vitet 1933-1934. Pavarësisht kësaj, Nadezhda e shoqëroi më vonë në mërgim dhe arriti t’i mësonte përmendësh të gjitha poezitë e tij që të mos humbisnin dhe shumë më pas “apostalizimit” metodizoi ribotimin fshehtas të një pjese të veprës së tij.

Periudha e pjekurisë, persekutimi politik dhe vdekja

Në vutin 1922 Mandelstam-i dhe Nadezhda u transferuan në Moskë. Në të njëjtën kohë, në Berlin u botua përmbledhja e dytë poetike e poetit, Tristia. Për shumë vite më pas e braktisi pothuajse tërësisht poezinë, duke shkruar kryesisht ese, kritikë letrare, kujtime. Si mjet jetese, përkthente letërsi të huaj në rusisht (19 libra në 6 vite) dhe ishte korrespondent gazete.

Në vjeshtën e vitit 1933, Mandelstam-i kompozoi poemën “Epigrami i Stalinit”, të cilën e lexoi në disa tubime të vogla private në Moskë. Poema ishte një kritikë për “Kremlinin Kaukazian”. Gjashtë muaj më vonë, në vitin 1934, Mandelstam-i u arrestua. Megjithatë, pasi u mor në pyetje për poezinë, nuk u dënua me vdekje apo me punë të detyruar në Gulag, por me dënimin më të lehtë të internimit në qytetin Cherdin në rrëzë të Uraleve, ku shoqërohej nga gruaja e tij. Pas një tentative vetëvrasjeje dhe ndërmjetësimi nga Nikolai Bukharin-i, dënimi u reduktua në një ndalim të thjeshtë për të jetuar në Moskë ose në qytetet më të mëdha të BRSS. Mandelstam-i dhe gruaja e tij zgjodhën të jetonin në Voronezh. I inkurajuar, Mandelstam-i iu kthye poezisë dhe shkroi përmbledhjen e Fletoreve të Voronezhit, ku përfshihej cikli i poezive “Vargje për ushtarin e panjohur”. Shkroi gjithashtu poezi që dukej se lavdëronin Stalinin (si “Oda për Stalinin”). Megjithatë, në vitin 1937, me fillimin e “Terrorit të Madh”, estabilshmenti letrar filloi ta sulmonte Mandelstam-in përmes shtypit, fillimisht në nivel lokal dhe së shpejti nga Moska, duke e akuzuar për “pikëpamje anti-sovjetike”. Pranverën e ardhshme, poeti dhe gruaja e tij morën një ftesë qeveritare për pushime jo shumë larg Moskës. Pas mbërritjes së tyre atje, në maj të vitit 1938, Mandelstam-i u arrestua (më 5 maj, sipas dokumentit të kampit të datës 12 Tetor, 1938, nënshkruar nga Mandelstam-i) i akuzuar për “veprimtari kundër-revolucionare”. Tre muaj më vonë, më 2 Gusht, 1938, poeti u dënua me pesë vite në “kampe riedukimi”. U dërgua në kampin e transferimit Vtoraya Rijeka (“Lumi i dytë”) afër Vladivostok-ut dhe prej andej arriti t’i dërgonte fshehtas një mesazh gruas së tij, duke i kërkuar t’i dërgonte rroba të ngrohta. Kurrë nuk i mori dhe, sipas disidentit Barlaam Salamov (siç shkruante në tregimin e tij të shkurtër “Brand nga Cherry”), u la të vdiste nga të ftohtit dhe uria.
Profecia e Mandelstam-it u realizua (edhe) në personin e tij: “Vetëm në Rusi i kushtojnë rëndësi të madhe poezisë: vrasin njerëz për të. A ka ndonjë vend tjetër ku poezia është një motiv kaq i zakonshëm për të vrarë?” Nadezhda Mandelstam shkroi kujtimet e jetës dhe të ditëve të saj me burrin e saj në librin “Shpresa” në vitet e dëshpërimit (1970) dhe në librin “Shpresa e Braktisur”. Gjithashtu arriti të mirëmbante një pjesë të konsiderueshme të veprës së tij të pabotuar.

Kujtimi i tij

Në vitin 1956, gjatë “apostalizimit” të Nikita Hrushovit, Osip Emilievich Mandelstam u rehabilitua dhe u çlirua nga akuzat kundër tij të vitit 1938. Më 28 Tetor, 1987, në kohën e Mikhail Gorbaçovit, Mandelstam-i u çlirua nga akuzat e vitit 1934 duke u rehabilituar plotësisht.

Asteroidi 3461 Mandelstam, i zbuluar në vitin 1977 nga astronomi sovjetik Nikolai Chernich, mori emrin e poetit.

Përktheu: Shpendi Shakaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top