Një poezi për Gjyshin-Shpëtim Selmani
Pak vite pas martesës
E humbi njërin djalë.
Disa vite më vonë e
Humbi gruan e tij të bukur.
Më pas e humbi babin epik
Që ngrohte kockat në diell.
Pastaj humbi vëllaun e
Vogël përrallor.
Këto ditë e humbi
Djalin e tij të madh.
Tani gjyshi im fantastik përpiqet
Që t’i shpëtojë jetërat e pulave të tij,
nga një epidemi.
Gjyshi me antibiotik në duar,
që i dha Zotit të tij,
kaq shumë.
Poezi nga Shpëtim Selmani
Poezi nga Shpëtim Selmani Në ditën e madhe të dashurisë do ta marrim vesh që nuk