Një poezi nga Hannah Sullivan
Çfarë do të mbijetojë prej nesh?
Larkin-i mendonte se përgjigjia mund të ishte “dashuria”,
Por ai s’mundi ta vërtetonte.“Folderi i drafteve ishte vendi më interesant.”
“Në fund ishe gjithmonë ti.”
“Ai u përpoq të ta thoshte në mënyrën e tij.”Gjurmë të vockla karboni në pluhur,
Kjo është përgjigjia praktike.
Laptopë të vjetër, stimulues kardiakë, proteza këmbësh.
Fijet e ADN-së që zbulojnë shkakun e vdekjes.
Email-et që dërguam dhe draftet që nuk i dërguam.
Gjërat që thamë dhe ato që nuk duhej të kishim thënë.Zbulimi i pornove të shkarkuara
Prirjet që tronditin miqtë tanë:
Grykashka prej pambuku, foto nxënësesh japoneze në të njëzetat.
Por asgjë aq e pistë sa t’u interesojë të huajve.Të dashurit e dikurshëm kryqëzojnë këmbët, palosin letrën,
këqyrin pamjen e përtejme nga dritarja e metrosë.
Askush nuk mban mend gjithçka për dikë.Një larje e shpejtë e sqetullave në orën 6, një valëz parfumi,
kërcimi veshur me geta, dy riga gjaku.
Një gisht që tërheq fijet endacake të flokëve të ngecura në llastik.
Bora në javën e dytë të dhjetorit.Por si është e mundur që aroma jote mbeti më pas
Në duart e mia?Përktheu: Arlinda Guma
Poezia e lexuar nga Arlinda Guma:
E dija që studentët e mi të shkrimit përdornin Inteligjencën Artificiale. Rrëfimet e tyre çuan në një çast të fuqishëm mësimdhënieje
Problemi nuk ishte thjesht proza e lëmuar në mënyrë të përsosur, por mediokre. Është ajo që