Askush-Rose Ausländer
Mbreti Askushaj jam
Askushinë time e mbaj
në xhep
Me pasaportë jo vendëse
udhëtoj
nga deti në det
O ujë me sy
të kaltër me sy
të zez e pa ngjyrë
Pseudonimi im
Askushaj
është legjitim
Askujt nuk ia ha mendja
se unë jam mbret
dhe e mbaj në xhep
vendin tim të paatdhe
Përktheu: Hans-Joachim Lanksch
Kanë thënë për revistën defekt-teknik
Kanë thënë për revistën defekt-teknik: E zbulova rastësisht faqen tuaj të internetit, Defekt-Teknik, dhe mendova se