GJËRAT-Jorge Luis Borges

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Për gjërat

ANTONIO KARRISO: Bastuni për ju, si llulla për disa, është bërë përveçse një instrument i dobishëm, një instrument elegance dhe koleksioni. A e ndjeni diçka të tillë bastunin?

BORGES: Jo, ndihem mirë se, në njêfarë mënyre, e kam si një mik, edhe pse kjo miqësi nuk ndahet midis nesh, pasi bastuni nuk e di që unë ekzistoj. Kansinos ka shkruar për të, se dashuria është kaq e trishtueshme për gjërat sepse gjërat nuk e dinë që ekzistojnë, domethënë nëse një person koleksionon bizhuteri ose blen libra, ata janë disi të vetmuar, kjo është e trishtueshme.

ANTONIO KARRISO: Sigurisht, në fund të kësaj historie duket se gjërat i koleksionuakan njerëzit, ju keni një poezi të titulluar pikërisht “Gjërat”.
————————————-
Antonio Carrizo, (Argjentinë, 1926 – 2016) – punonjës radiotelevizioni.
Rafael Cansinos (Spanjë, 1882 – 1964) – shkrimtar.

GJËRAT-Jorge Luis Borges

 

Bastuni, monedhat, çelësat,
E bindura bravë, të vonuarat shkrime
Që të paktat ditë të mbetura të jetës sime
S’kanë për t’i lexuar, kutia e shahut dhe letrat,
Një libër dhe e vyshkur mes faqeve të tij
Një manushaqe, monument i një nate
Pa dyshim të paharrueshme por e harruar tani,
E kuqja pasqyrë perëndimore ku përflaket
Një aurorë imagjinare. Sa shumë gjëra,
Gozhdë, kupa, atlase, oborre, limonë,
Na shërbejnë si skllevër të pagojë,
Të verbra dhe habitshëm heshtur të tëra
Tej harresës sonë kanë për të vazhduar;
Nuk do ta dinë kurrë që kemi shkuar.

 

Përktheu:  Erion Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top