Tag archive

Përktheu: Erion Karabolli

Letërsi/Përkthim/Tharm

SI TË TË MBUSH, VETMI-LUIS CERNUDA

SI TË TË MBUSH, VETMI-LUIS CERNUDA   Si të të mbush, vetmi, përveçse me ty vetë… Që fëmijë, mes strukave të shkreta të tokës, në qosh të errët i heshtur, kërkoja tek ti, flakëruese lule-kurorë, netët e fshehta, agullimet e mia të ardhshme, dhe tek ti i dalloja, të natyrshme dhe të përpikta, po ashtu… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

GJËRAT-Jorge Luis Borges

Për gjërat… ANTONIO KARRISO: Bastuni për ju, si llulla për disa, është bërë përveçse një instrument i dobishëm, një instrument elegance dhe koleksioni. A e ndjeni diçka të tillë bastunin? BORGES: Jo, ndihem mirë se, në njêfarë mënyre, e kam si një mik, edhe pse kjo miqësi nuk ndahet midis nesh, pasi bastuni nuk e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

DIKUSH-JORGE LUIS BORGES

DIKUSH-JORGE LUIS BORGES   Një njeri i rrahur prej kohës, një njeri që nuk pret më as vdekjen (statistika janë provat e vdekjes dhe s’ekziston askush që të mos e ketë fatin të jetë i pavdekshmi i parë), një njeri që ka mësuar t’i jetë mirënjohës lëmoshës së thjeshtë të ditëve: gjumit, rutinës, shijes së… Keep Reading

A(rt)ktivizëm/Letërsi

PARANOJA E PASANIKUT TË RI-HERNAN CASCIARI

HERNAN CASCIARI Në vitrinën e shitores “Dolce & Gabbanna” ka ca kuleta lëkure, që kushtojnë nga 800 euro. Ca metra më tej, në trotuar, një maroken shet kuleta identike, 15 euro njëra. Duke qenë se kuletat në vitrinë dhe kuletat në trotuar kanë të njëjtën pamje dhe të njëjtën markë, aty nga pasditja vjen policia.… Keep Reading

A(rt)ktivizëm/Letërsi/Tharm

Ç’DO TË NDODHTE?-MARIO BENEDETTI

MARIO BENEDETTI Ç’do të ndodhte nëse një ditë zgjohemi dhe e kuptojmë se jemi shumica? Ç’do të ndodhte nëse papritur të gjithë, të gjithë sa jemi, të gjithë, jo ca, jo disa, por të gjithë, nuk pajtohemi me një padrejtësi, me një të vetme? Ç’do të ndodhte nëse shumëfishohemi, mblidhemi, në vend që të vazhdojmë… Keep Reading

Letërsi/Tharm

TJETRI-JORGE LUIS BORGES

JORGE LUIS BORGES Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të 1969-s, në veri të Bostonit, në Kembrixh. Nuk e shkrova menjëherë, pasi qëllimi im i parë qe ta harroja, për të mos lajthitur. Sot, më 1972-shin, mendoj që, nëse e shkruaj, të tjerët do ta lexojnë si një tregim dhe, pas kaq vitesh, ndoshta i… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

LUMTURIA-JORGE LUIS BORGES

LUMTURIA-JORGE LUIS BORGES   Ai që përqafon një grua është Adami. Eva është ajo grua. Gjithçka ndodh për herë të parë. Diçka të bardhë kam vërejtur në qiell. Më thonë se është hëna, por ç’mund të bëj me një fjalë dhe një mitologji. Pemët ma shtien pak frikën. Janë kaq të bukura. Kafshët e qeta… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

GOTAN-JUAN GELMAN

GOTAN*-JUAN GELMAN   (Argjentinë, 1930 – 2014) Ajo grua i ngjante fjalës “kurrë”, që nga paskoka i ngjitej një magjepsje e veçantë, një lloj harrimi ku të ormisësh sytë, ajo grua më ngulej në brinjën e majtë. Kujdes, kujdes, bërtisja unë, kujdes por ajo pushtonte njësoj si dashuria, njësoj si nata, shenjat e fundit që… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SA MË LËNDON-JAIME SABINES

SA MË LËNDON-JAIME SABINES   Meksikë, 1926 – 1999   Butësisht, padurueshëm, ti më lëndon. Merrma kokën. Këputma qafën. Asgjë s’më mbetet pas kësaj dashurie. Midis gërmadhave të shpirtit tim kërkomë, aty dëgjomë. Diku aty ka mbetur zëri im dhe thërret, kërkon mrekullinë tënde, heshtjen tënde që ndrit. Duke kaptuar mure, mjedise, mosha, fytyra jote… Keep Reading

1 2 3 4
Go to Top