Tag archive

Përktheu: Erion Karabolli - page 2

Letërsi/Përkthim/Tharm

Minitregime nga Jorge Luis Borges

JORGE LUIS BORGES LEGJENDË Abeli dhe Kaini u takuan pas vdekjes së Abelit. Po ecnin në shkretëtirë dhe e dalluan njeri-tjetrin që larg, pasi të dy ishin shumë të gjatë. Të dy vëllezërit u ulën përdhe, ndezën një zjarr dhe filluan të hanin. Qëndronin në heshtje, në heshtjen e njerëzve të lodhur kur perëndon dielli.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

KUFIJ-JORGE LUIS BORGES

KUFIJ- JORGE LUIS BORGES   Prej këtyre rrugëve që humbasin në muzg njërën prej tyre (nuk e di se kë) për herë të fundit e kam shkelur unë, mospërfillës dhe pa e marrë me mend, rob i Atij që rregulla absolute vendos qysh më parë dhe cakton një masë të hekurt dhe të fshehtë për… Keep Reading

Letërsi

DELIA ELENA SAN MARC- JORGE LUIS BORGES

JORGE LUIS BORGES U ndamë në një kryqëzim të Onses*. Që nga trotuari tjetër, ktheva kokën dhe pashë; ti ishe kthyer dhe më the lamtumirë me dorë. Një lumë makinash dhe njerëzish rridhte mes nesh; ishte ora pesë e një pasditeje çfarëdo; e si mund ta dija unë që ai lumë qe i trishti Akeront,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

GJËRAT-JORGE LUIS BORGES

GJËRAT-JORGE LUIS BORGES   Bastuni, monedhat, çelësat, e bindura bravë, të vonuarat shkrime, që të paktat ditë të mbetura të jetës sime s’kanë për t’i lexuar, kutia e shahut dhe letrat, një libër dhe e vyshkur mes faqeve të tij një manushaqe, monument i një nate, pa dyshim të paharrueshme por e harruar tani, e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

EMRIN TËND-JAIME SABINES

EMRIN TËND-JAIME SABINES Përpiqem të shkruaj emrin tënd në terr. Përpiqem të shkruaj të dua. Në terr përpiqem t’i them të gjitha këto. Nuk dua që ta marrë vesh askush, që askush të mos më shohë në tre të mëngjesit  duke ecur nga një qosh i dhomës në tjetrin, i marrë, i frymëzuar me ty,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

HËNA-Haime Sabines 

HËNA-Haime Sabines  Hëna mund të pihet me lugë ose çdo dy orë si një kapsulë. Bën mirë si gjumësjellës e për t’u qetësuar dhe po ashtu i shëron ata që me filozofi janë helmuar.  Një copë hëne në xhep është hajmali më e mbarë se këmba e një lepuri: vlen për të gjetur atë që… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

OBJEKTE TË HUMBURA-Julio Cortázar

OBJEKTE TË HUMBURA-Julio Cotzár   Nëpër trotuare ëndrrash dhe dhoma të shurdhëta verat e tua të dorëzuara më cytin me meloditë e tyre Një shifër përgjuese dhe tinëzare shkon nëpër rrethina dhe më thërret e më thërret por çfarë mungon, më thuaj, në kartën e vogël tek e cila janë emri, rruga dhe pagjumësia jote,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PËR T’U LEXUAR NË MËNYRË PYETËSE-Julio Cortázar

PËR T’U LEXUAR NË MËNYRË PYETËSE-Julio Cortázar   Ke parë vërtet ke parë borën, yjet, hapat e kadifenjtë të flladit Ke prekur, vërtet ke prekur pjatën, bukën, fytyrën e asaj femre që aq shumë dashuron Ke përjetuar si një goditje mes vetullave çastin, dihatjen, rënien, arratinë Ke ditur në çdo pore të lëkurës ke ditur… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

BOLERO-JULIO CORTÁZAR

BOLERO-JULIO CORTÁZAR Argjentinë, 1914 – 198 Çfarë kotësie të imagjinosh se mund të të jap gjithçka: dashurinë dhe lumturinë, udhëtimet, meloditë, lojërat. Vërtet që kështu është: gjithçka timen ta jap, vërtet, por gjithçka imja nuk të mjafton siç nuk më mjafton mua të më japësh gjithçka tënden. Prandaj s’do të jemi kurrë çifti i përsosur,… Keep Reading

Go to Top