PËR T’U LEXUAR NË MËNYRË PYETËSE-Julio Cortázar
Ke parë
vërtet ke parë
borën, yjet, hapat e kadifenjtë të flladit
Ke prekur,
vërtet ke prekur
pjatën, bukën, fytyrën e asaj femre që aq shumë dashuron
Ke përjetuar
si një goditje mes vetullave
çastin, dihatjen, rënien, arratinë
Ke ditur
në çdo pore të lëkurës ke ditur
se sytë, duart, seksin, zemrën tënde të dobët
duhej t’i flakje
duhej t’i qaje
duhej t’i ringjallje sërish.
Përktheu: Erion Karabolli
BOLERO-JULIO CORTÁZAR
BOLERO-JULIO CORTÁZAR Argjentinë, 1914 – 198 Çfarë kotësie të imagjinosh se mund të të jap gjithçka: