BOLERO-JULIO CORTÁZAR
Argjentinë, 1914 – 198
Çfarë kotësie të imagjinosh
se mund të të jap gjithçka: dashurinë dhe lumturinë,
udhëtimet, meloditë, lojërat.
Vërtet që kështu është:
gjithçka timen ta jap, vërtet,
por gjithçka imja nuk të mjafton
siç nuk më mjafton mua të më japësh
gjithçka tënden.
Prandaj s’do të jemi kurrë
çifti i përsosur, kartolina postare,
nëse s’jemi të aftë të pranojmë
se vetëm në aritmetikë
dyshi lind nga një plus njëshi.
Aty më tej një copë letër
që thjesht thotë:
Gjithmonë ke qenë pasqyra ime,
dua të them se për të parë veten duhet të të shihja ty.
Pērktheu: Erion Karabolli
PËR T’U LEXUAR NË MËNYRË PYETËSE-Julio Cortázar
PËR T’U LEXUAR NË MËNYRË PYETËSE-Julio Cortázar Ke parë vërtet ke parë borën, yjet, hapat