Tag archive

Përktheu: Erion Karabolli - page 3

Letërsi/Përkthim/Tharm

SHI-JUAN GELMAN

SHI-JUAN GELMAN   (Argjentinë, 1930 – 2014) Sot po bie shumë shi, shumë, dhe duket sikur po lajnë botën fqinji im ngjitur këqyr shiun dhe mendon të shkruajë një letër dashurie, një letër për gruan që jeton me të dhe i gatuan, i lan rrobat dhe me të bën dashuri dhe i ngjan hijes së… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

NATA-EDUARDO GALEANO

NATA-EDUARDO GALEANO (Montevideo, 1940 – 2015)   Nuk më zë gjumi. Një femër më ka ngecur kryq mes qepallave. Po të mundja do t’i thosha të ikte; por një femër më ka ngecur kryq mu në grykë.   Zonjë, M’i shqyej rrobat dhe ndërdymjet. Më zhvish, më shndërdy.   Mua më zë gjumi në buzë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

FYTYRA PREJ TEJE-MARIO BENEDETI

FYTYRA PREJ TEJE-MARIO BENEDETI   Kam një vetmi  kaq të shpeshtë mbushur me kaq nostalgji dhe fytyra prej teje me lamtumira të dikurshme dhe puthje të mirëpritura me takime të para dhe vagonë të fundit. Kam një vetmi  kaq të shpeshtë saqë mund ta organizoj  si një kortezh sipas ngjyrave madhësive  dhe premtimeve sipas epokave… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SHPRESOJ TË SHËROHEM PREJ TEJE-JAIME SABINES

JAIME SABINES (Meksikë, 1926-1999) Për disa ditë, shpresoj të shërohem prej teje. Duhet mos të të frymoj më, mos të të tymos më, mos të të mendoj më. Është e mundur. Nëse zbatoj rekomandimet e moralit të radhës. Receta është kohë, dorëheqje, vetmi. Si thua nëse të dua vetëm një javë, jo më shumë? Nuk… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

DATËLINDJE DASHURIE-ÁNGEL GONZÁLEZ

DATËLINDJE DASHURIE-ÁNGEL GONZÁLEZ Si do të jem unë kur të mos jem më unë? Kur koha  ta ketë modifikuar strukturën time, dhe trupi im të jetë tjetër, tjetër gjaku im, të tjerë sytë dhe flokët e mi. Do të mendoj për ty, mbase. Me siguri, trupat e mi të njëpasnjëshëm – duke më zgjatuar, të… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

VDEKJE NË HARRESË-ÁNGEL GONZÁLEZ

VDEKJE NË HARRESË-ÁNGEL GONZÁLEZ (Spanjë, 1925 – 2008. Çmimi “Princi i Asturias”, 1985) Unë e di që ekzistoj ngaqë më përfytyron ti. Jam i gjatë ngaqë ti më mendon të gjatë dhe jam i pastër ngaqë ti më sheh me sy të mirë, me vështrim të dëlirë. Mendimi yt më bën të zgjuar dhe, në… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PRES-MARIO BENEDETI

PRES-MARIO BENEDETI (Montevideo, 1920 – 2009) Të pres kur nata të ketë aguar, psherëtima shpresash të copëtuara. Nuk besoj se do të vish, e di, e di se s’do të vish. E di se largësia të lëndon, e di se netët më të ftohta janë, e di se tanimë ti nuk je. Mendoj se di… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz 52 Sot nuk bëra asgjë. Por brenda meje u bënë shumë gjëra.   Zogj që nuk ekzistojnë gjetën folenë e tyre. Hije që ndoshta ekzistojnë gjetën trupat e tyre. Fjalë që ekzistojnë rifituan heshtjen e tyre.   Të mos bërit asgjë e shpëton ndonjëherë ekuilibrin e botës, duke vendosur diçka që peshon… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Poezi vertikale-Roberto Juarroz

Poezi vertikale-Roberto Juarroz   Jemi kopja e një teksti që kurrë s’do të hidhet në të pastër. Me fjalë të fshira, të përsëritura, të shkruara keq e madje edhe me gabime ortografike. Me fjalë që presin, siç presin gjithë fjalët, por këtu të braktisura, dyfish të braktisura mes kufijsh të çrregullt dhe të ngurtë. E… Keep Reading

Go to Top