Poezi Vertikale-Roberto Juarroz
52
Sot nuk bëra asgjë.
Por brenda meje u bënë shumë gjëra.
Zogj që nuk ekzistojnë gjetën folenë e tyre.
Hije që ndoshta ekzistojnë gjetën trupat e tyre.
Fjalë që ekzistojnë rifituan heshtjen e tyre.
Të mos bërit asgjë
e shpëton ndonjëherë ekuilibrin e botës,
duke vendosur diçka që peshon
në pjatën e zbrazët të peshores.
Përktheu: Erion Karabolli

Poezi vertikale-Roberto Juarroz
Poezi vertikale-Roberto Juarroz Jemi kopja e një teksti që kurrë s’do të hidhet në të