Poezi vertikale-Roberto Juarroz

in Letërsi/Tharm by

Poezi vertikale-Roberto Juarroz

 

Jemi kopja e një teksti

që kurrë s’do të hidhet në të pastër.

Me fjalë të fshira,

të përsëritura,

të shkruara keq

e madje edhe me gabime ortografike.

Me fjalë që presin,

siç presin gjithë fjalët,

por këtu të braktisura,

dyfish të braktisura

mes kufijsh të çrregullt dhe të ngurtë.

E megjithatë, do të mjaftonte që kjo kopje e rëndomtë

të lexohej vetëm një herë me zë të lartë,

që të mos prisnim më

asnjë tekst tjetër përfundimtar.

 

Përktheu: Erion Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top