Për M./Bertold Brecht

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Për M./Bertold Brecht

Natën që ti s’erdhe
s’më zuri gjumi por vajta
tek dera shumë herë
dhe binte shi, ndaj hyra sërish.

S’e dija asokohe: ndërsa tani e di:
ajo natë qe si gjithë netët në vijim,
ti më s’erdhe dhe unë flija
dhe thuajse më s’prisja
por shkoja shpesh tek dera
se atje binte shi dhe bënte ftohtë.

Por pas asaj natë dhe gjatë viteve që pasuan
dëgjoja, teksa pikonte shiu, hapat e tu
pranë derës dhe zërin tënd erës
dhe dënesën tënde në cepin e akullt
se
s’mundje të hyje.

Ndaj çohesha natën shpesh dhe
veja tek dera, e çelja dhe
lija të hynte ndokush pa atdhe.
Dhe erdhën lypsarë e lavire
katandi
nga ishin a s’ishin.

Tash shumë vite kanë kaluar dhe
megjithëse
ende pikon shiu dhe era fryn
sikur të vije qoftë dhe tani, unë e di 
që s’do të njoh, as zërin tënd
e as ç’fytyrë ke, se tjetër je.

I ndiej gjithsesi
hapat e tu ndanë erës që fryn
dhe dënesën në shi dhe 
ndokënd që kërkon 
të hyjë.
(Ndonëse ti s’erdhe asokohe,
e dashur, unë të prisja!)
Kam nevojë të shkoj tek dera,
të shoh mos është ndokush.
Por s’çohem dhe s’vete jashtë
dhe as shoh
dhe s’vjen asndonjë.

Shqipëroi: Edon Qesari

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke
Go to Top