Ç’ka ngjarë-Bertolt Brecht
Sipërmarrësi ka përveshur mëngët që të ndreqë avionin.
Prifti pyet veten se ç’tha vallë para tetë javësh mbi të dhjetat (e kishës).
Gjeneralët janë veshur si civilë dhe ngjajnë si nëpunës.
Zyrtarët publikë po duken të sjellshëm.
Polici i tregon drejtimin e rrugës leckamanit.
Pronari i tokës vjen të shohë nëse furnizohemi rregullisht me ujë.
Gazetarët nisin ta shkruajnë fjalën Popull me P të madhe.
Këngëtorët këndojnë në opera pa pagesë.
Kapedanët e anijeve kujdesen për ushqimin e ekuipazhit.
Pronarët e automjeteve ulen në krah të shoferëve.
Mjekët hedhin në gjyq sigurimet shoqërore.
Pedagogët paraqesin rezultatet kërkimore dhe fshehin tituj e kualifikime.
Fermerët shpërndajnë patate nëpër barake.Revolucioni ka fituar betejën e parë:
Ja pra se ç’ka ngjarë.Përktheu: Edon Qesari
Në mur qe shkruar-Bertolt Brecht
Në mur qe shkruar-Bertolt Brecht Në mur qe shkruar me shkumës ata duan luftë. Ai