Bertolt Brecht – Lavdi të nxënit
“Mëso më të thjeshtën e gjërave! Ata,
Të cilëve u ka ardh’ dita,
S’janë kurrë tepër vonë!
Mëso ABC-në; s’mjafton, vërtet,
Megjithatë mësoje! Mos u pezmato!
Fillo! Gjithçka duhet të dish!
Ty të takon të jesh në krye.
Mëso, o njeri i bujtinës!
Mëso, o njeri në birucë!
Mëso, o grua tenxheresh!
Mëso, o shtatëdhjetëvjeçar! Ty të takon të jesh në krye!
Mos e braktis shkollën pa çati!
Fut ca dije në xhep, ti që ngrin në acar!
I uritur, rrok një libër: është një pushkë.
Ty të takon të jesh në krye.
Shok, mos ki frikë të pyesësh.
Dëgjo njëqind vetë,
Por pastaj shih e bëj vetë!
Atë që s’e di,
S’e di, flije mendjen.
Por mos bëj hesape pa hanxhinë:
Ngase në fund të shkon ty fatura.
Vëre gishtin mbi çdo zë,
Pyet se për çfarë bëhet fjalë.
Ty të takon të jesh në krye”.
Shqipëroi: Edon Qesari

Ç’ka ngjarë-Bertolt Brecht
Ç’ka ngjarë-Bertolt Brecht Sipërmarrësi ka përveshur mëngët që të ndreqë avionin. Prifti pyet veten se