Në mur qe shkruar-Bertolt Brecht
Në mur qe shkruar me shkumës
ata duan luftë.
Ai që e ka shkruar
tashmë ka rënë.
Ai që rri sipër thotë:
vemi drejt lavdisë.
Ai që rri poshtë thotë:
vemi drejt gropës.
Lufta që po vjen
s’është e para. Të tjera
e kanë paraprirë.
Si u mbyll e fundit, pati
fitimtarë dhe humbës.
Mes humbësve, varfanjakët
vdisnin urie. Mes fitimtarëve
varfanjakët vdisnin urie gjithaq.
Teksa nisin të marshojnë
shumë s’dinë se një armik po u prin.
Zëri që u jep urdhra
është zëri i armikut.
Ai që u dëfton armikun,
ai është vetë armiku.
Pĕrktheu: Edon Qesari

Fëmijët luajnë luftërash-Bertold Brecht
Fëmijët luajnë luftērash-Bertold Brecht Fëmijët luajnë luftërash. S’ndodh të luajnë paqesh se të rriturit luftojnë ngaherë,