𝗠𝗼𝗻𝘁𝗽𝗮𝗿𝗻𝗮𝘀𝘀𝗲-𝗘𝗿𝗻𝗲𝘀𝘁 𝗛𝗲𝗺𝗶𝗻𝗴𝘄𝗮𝘆

in Letërsi by

𝗠𝗼𝗻𝘁𝗽𝗮𝗿𝗻𝗮𝘀𝘀𝗲-𝗘𝗿𝗻𝗲𝘀𝘁 𝗛𝗲𝗺𝗶𝗻𝗴𝘄𝗮𝘆

 

Nuk gjen kurrë vetëvrasës në çerekun e të njohurve të dikujt
Asnjë vetëvrasës që t’ia ketë dalë.
Një djalosh kinez vret veten dhe vdes.
(ata vazhdojnë t’ia shpien postën tek rafti i letrave në Dôme*)
Një djalosh norvegjez vret veten dhe vdes.
(kurrkush s’di se ku shkoi djaloshi tjetër norvegjez)
Ata gjejnë një modele të vdekur
në shtrat fillikat, fare të vdekur.
(çka sjell telashe gati të papërballueshme për derëtarin)
Vaji i ullirit, e bardha e vezëve, mustarda dhe uji, shkuma e sapunit
dhe pompa e klizmës shpëtojnë të njohurit e dikujt.
Çdo pasdite të njohurit e dikujt mund t’i gjesh në kafene.

1923

Përktheu: Edon Qesari

* Le Dôme Café është një restorant historik në lagjen Montparnasse të Parisit, i njohur që në fillim të shek. XX si pikë takimi mes intelektualësh. Më vonë do të lakohet edhe si “kafeneja e anglo-amerikanëve”, për shkak të frekuentimit të ngjeshur nga expat-ët anglo-amerikanë, të cilët bënë bujë si shkrimtarë e artistë të të ashtuquajturit “brez i humbur” (lost generation).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top