Vdekja e shoqërisë civile-Granit Zela
Shoqëria civile ka vdekur… kumtoi Kryetari.
E nisi të qeshë me lot.
Kamerier, tha mes gazit,
Më sill një kafe,
Një kafe për Mort.Mardhje
Kur kthetrat e hekurta iu ngulën në shtat Teatrit,
Për ta shkulur
e shembur,
e ulur në gjunjë.
Disa shpirtra vetmueshëm me të mardhnin
Të tjerët – flinin gjumë.Blendi
E kam takuar Blendin, veç një herë në jetë.
Më dha libra nga i ati, janë familje artisti.
Më 17 Maj, 2020, e pashë për herë të dytë,
Mbi flokët kaçurrel ishte çizmja e një polici.Ambasadat
Kur ra Teatri, kish shqetësim në ambasada.
Mes dilemash-helm flisnin si në jerm:
“Vera po vjen e do na mbysë vapa,
Ku do vemi për plazh, na Jalë a Golem?”Investime
Në Gjermani flitej veç për arrestime
Dhe shesheve turmat tredheshin paq:
“Hitleri- burrë i mirë, ka bërë investime.”
Tha një xhaxh.Art në qeli
Ata organizuan një Protestë
Ishin Artistë,
Ishin dy,
“Asnjëri s’do të vdes”, premtoi Kryetari
Do të bëjnë Art në qeli.

Për romanin “Bob Legjenda” të autores Arlinda Guma-Portreti i një artisti autoironik/Granit Zela
Një roman që nuk i bindet dhe aq shijes së masës… Granit Zela Të shkruash