Kronikat televizive të fundvitit-Ali Luca
Kronikat televizive të fundvitit
Radhisin ngjarjet e bujshme.
Kalojnë mbi ekranë
Episode lufte,
Krerë shtetesh të ngrirë nga protokolli
Pas shpatullave presidenciale
Si një hënë e qeshur në cep të malit,
Fytyrat e grave të tyre
Buda femërore kauçuku.
Pasurojnë kronikën
Kortezhe arrogante te vdekurish të famshëm
Në të zeza
Hekurosur me muzikë klasike.
Zëri idiot i spikeres
Si xhin tonik
Për muskujt e audiencës
Bën rrokopujën të durueshme.Kronokat ngrihen si oxhaqe të lartë
Fillikatë, kryeneçëE midis tyre
-Si mbi fushat bosh të historisë-
Dergjen anonimët e botës,
Një prej të cilëve jam dhe vetë.

Mirësevini në Zall-Bastar!-Ali Luca
Shtëpitë në formë kullash janë më hijerënda. Ngjajnë me poemat që lindin nga një plagë, por