NATA-EDUARDO GALEANO
(Montevideo, 1940 – 2015)
Nuk më zë gjumi. Një femër më ka ngecur kryq
mes qepallave.
Po të mundja do t’i thosha të ikte; por një femër
më ka ngecur kryq mu në grykë.
Zonjë, M’i shqyej rrobat dhe ndërdymjet. Më zhvish,
më shndërdy.
Mua më zë gjumi në buzë të një femre: mua më zë gjumi
në buzë të një gremine.
Shkëputem prej përqafimit, dal në rrugë.
Në qiellin që po zbardhet, vizatohet, e pakur, hëna.
Hëna ka dy net që ka lindur.
Unë, një.
Përktheu: Erion Karabolli
DASHURIA ËSHTË NJË SËMUNDJE-Eduardo Galeano
EDUARDO GALEANO Montevideo 1940 – 2015 Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më