GOTAN*-JUAN GELMAN
(Argjentinë, 1930 – 2014)
Ajo grua i ngjante fjalës “kurrë”,
që nga paskoka i ngjitej një magjepsje e veçantë,
një lloj harrimi ku të ormisësh sytë,
ajo grua më ngulej në brinjën e majtë.
Kujdes, kujdes, bërtisja unë, kujdes
por ajo pushtonte njësoj si dashuria, njësoj si nata,
shenjat e fundit që dhashë aty nga vjeshta
u nderën të qeta nën valëzimin e duarve të saj.
Brenda meje shpërthyen rrapëllima të thata,
copë-copë binte tërbimi, trishtimi,
ajo rigonte ëmbëlsisht
mbi kockat e mia të pingulta në vetmi.
Kur ajo iku unë purtekesha si i mallkuar,
me një thikë të dhunshme jetës i dhashë fund
dhe tërë vdekjen do ta shkoj i nderur me emrin e saj,
me atë që buzët e mia do t’i lëvizë për herë të fundit.__________
*Tango (shkruar rrokjet mbrapsht: go-tan)Përktheu: Erion Karabolli

SHI-JUAN GELMAN
SHI-JUAN GELMAN (Argjentinë, 1930 – 2014) Sot po bie shumë shi, shumë, dhe duket sikur