Ç’DO TË NDODHTE?-MARIO BENEDETTI

in A(rt)ktivizëm/Letërsi/Tharm by

MARIO BENEDETTI

Ç’do të ndodhte nëse një ditë zgjohemi dhe e kuptojmë se jemi shumica?
Ç’do të ndodhte nëse papritur të gjithë, të gjithë sa jemi, të gjithë, jo ca, jo disa, por të gjithë, nuk pajtohemi me një padrejtësi, me një të vetme?
Ç’do të ndodhte nëse shumëfishohemi, mblidhemi, në vend që të vazhdojmë të ndarë, dhe zbresim armiqtë që zënë rrugën tonë?
Ç’do të ndodhte nëse organizohemi dhe në të njëjtën kohë përballemi pa armë, në heshtje, të shumtë, në miliona vështrime, me fytyrën e shtypësve, pa “rroftë”, pa duartrokitje, pa buzëqeshje, pa rrahje-shpine, pa himne partiake, pa himne?
Ç’do të ndodhte nëse unë kërkoj për ty që je aq larg, dhe ti për mua që jam kaq larg, e të dy bashkë për të tjerët që janë shumë larg dhe të tjerët për ne edhe pse jemi larg?
Ç’do të ndodhte nëse britma e një kontinenti do të qe britma e gjithë kontinenteve?
Ç’do të ndodhte nëse do vendosnim gjoksin në vend që të qaheshim?
Ç’do të ndodhte nëse i thyejmë kufijtë dhe avancojmë, e avancojmë, e avancojmë, e avancojmë?
Ç’do të ndodhte nëse i djegim gjithë flamujt për të pasur vetëm një, atë tonin, atë të të gjithëve, ose më mirë asnjë pasi nuk na nevojitet?
Ç’do të ndodhte nëse papritur reshtim së qeni patriotë për të qenë thjesht njerëz?
Nuk e di… pyes veten, ç’do të ndodhte?

Përktheu: Erion Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top