VJESHTA PA NËNËN- Eduart Sulollari

in Letërsi/Tharm by

VJESHTA PA NËNËN- Eduart Sulollari

 

Asnjë metaforë

nuk kam për këtë vjeshtë.

 

Shira të verbër,

eshtrat e thyera të stinës që shkoi

u lexojnë epitafe.

 

Nëpër pyje endet plaku i qiellit.

 

Nga xhepat e grisur e verdha pikon,

edhe e kuqërremta që ylberi e harroi

gjinjve të zhveshur të luginës.

 

Mbeti larg vendlindja,

heshtën ngul në vetminë time,

e zemrën më ther e saja bukuri.

 

Çdo mbrëmje një oaz i ri loti.

 

Kodra,

me sytë e nënës më sheh.

Klith shpirti,

si muret e kështjellës

tek dëgjojnë trokun e kuajve

që kurrë nuk kthehen.

 

7 Tetor, 2021

Albany, New York

U S A

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke
Go to Top