Poezi nga Shpëtim Selmani
*
kam parë shumë gra të vetmuara,
të bukura, që prisninme cigare në mes gishtave, nëpër
qoshet e pallateve gati të rrënuara,kam parë disa prej tyre tek shëtiteshin
nëpër bregun e detit,duke soditur anijet e largëta dhe duke
mos menduar në asgjë që shihnin,
e terri binte,i kam parë tek rrinin të vetmuara,
ndonjëra prej tyre duke qarë në heshtje,
më këputej shpirti,nuk ka më të bukura se gratë e vetmuara
që presin, presin,barbarët.

Letër poetëve-Shpëtim Selmani
Letër poetëve-Shpëtim Selmani Mbushni xhepat e pantollonave me vjershat e bëra shuk dhe gjuani çdo