Helmeta dhe shpata e Gjergj Kastriot Skënderbeut/Pikturë nga Gazmend Freitag-u

in Pikturë by

Gazmend Freitag

Në vitin 2014 vizitova armët e Skënderbeut në muzeun historik në Vjenë. Kur pashë helmetën dhe shpatën e Skënderbeut më përshkroi një rrënqethje e madhe dhe e gjatë në të tërë trupin. Ishte një ndjenjë lumturie e papërjetuar kurrë më parë para ndonjë objekti apo elementi kombëtar. M’u duk sikur takova vetë Skënderbeun! Ishte një takim imi me Skënderbeun pas 500 vjetësh!

Vetëm pas këtij takimi shpirtëror u pasqyrua tek unë një frymëzim i madh për t’i pikturuar armët e tij. Nga fotot e bëra, që i shihja gjithmonë, ku dy vjet më vonë, pra, në janar të vitit 2017, fillova t’i pikturoj me vaj, gjë që zgjati gjysmë viti.

Përgjatë procesit të pikturimit të armëve të Skënderbeut, kam qenë i përmbushur me atë energjinë pozitive që mora nga vizita në muze, ku qëndrova me orë të tëra.
Mendoj edhe sot për pasardhësit e tij, kush janë dhe kah janë të shpërndarë nëpër botë.
Unë jam i lidhur shpirtërisht me heroin tonë legjendar, Skënderbeun, ashtu siç jam edhe me shumë figura të tjera kombëtare. Pos që janë frymëzim në punën time, ndiej një krenari të madhe për ta bartur imazhin pozitiv të tyre me anë të artit.

   

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është heroi kombëtar i shqiptarëve, i këtij populli të lashtë dhe me histori shumë të veçantë, është figura më e madhe, figura me të cilën identifikohen shqiptarët, është figura që i bën krenarë, që i frymëzon në të gjitha fushat, pra, edhe në art. Gjatë pesë shekujve, Skënderbeu ka qenë gjithmonë figura që i ka bërë bashkë shqiptarët, që i ka frymëzuar me atdhedashuri, me vullnet dhe përkushtim për t’u bashkuar, sepse, siç thoshte edhe vetë Skënderbeu: Të bashkuar bëhemi më të fortë. Gjergj Kastrioti frenoi për 25 vjet agresionin e Perandorisë Osmane drejt Evropës në kufijtë e trojeve shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top