Artisti shet veprën e padukshme për 15 mijë euro. Ai përgjigjet: “Pse skandalizoheni?”

in Pikturë by

Bëri bujë disa ditë më parë shitja e një vepre arti të bërë… nga hiçi… Shkurt, një vepër e padukshme. Dhe për shumën prej 15,000 eurosh.
Autori i saj, Salvatore Garau (Santa Giusta, 1953), e nxori në ankand veprën “Io sono”, e cila është thjesht një boshllëk, një hiç, një ajër — me pak fjalë, vepra nuk mund të shihet.
“Io sono” u shit në ankand, në shtëpinë artistike Art-Rite në Milano, me një vlerësim fillestar prej 6-9,000 eurosh.
Blerësit i shkon thjesht një certifikatë autenticiteti dhe një fletë udhëzimesh (pikërisht si ato për bananen shumë të famshme të Maurizio Cattelan-it). Udhëzimet përcaktojnë që vepra duhet të ekspozohet në një mjedis privat prej rreth 1.5 x 1.5 metrash, ku nuk ka pengesa.
Kjo nuk është vepra e parë e këtij lloji për Garau-n, i cili këtë javë ekspozoi një tjetër skulpturë të padukshme, të titulluar Afërdita qan, përpara Bursës së New York-ut, operacioni, i mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës i New York-ut përfshinte vendosjen e një rrethi me shirit të bardhë në hapësirën e hapur përpara ndërtesës së Bursës së New York-ut.
Vepra e padukshme qëndron mbi rrethin bosh.
Natyrisht, lajmi, i cili u përhap edhe në botimet e artit, shkaktoi shumë zemërim nga shumë njerëz, të cilët pyesnin veten se si është e mundur të shpenzohen 15,000 euro për një skulpturë që nuk është aty. Megjithatë, vetë mungesa e skulpturave është prania që shqetëson publikun, shpjegoi Garau.
E thënë përmbledhtas, arti relacional i artistit sardian është shtyrë në ekstremet e tij logjike.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top