Një pikturë madhështore e Munch-it, e fshehur nga nazistët në një hambar, do të shfaqet në ankandin e Sotheby’-t/Vivienne Chow

in Pikturë by

Piktura me përmasa të mëdha, e cila ka një histori të jashtëzakonshme, pritet të kushtojë 15 deri në 25 milionë dollarë.

Vivienne Chow

Një pikturë 13 foot e gjatë, e realizuar nga Edvard Munch-i, që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, do të dalë në ankand më 1 mars, në Sotheby, në shitjen e mbrëmjes së artit modern dhe bashkëkohor në Londër, me një vlerësim parashitjeje nga 12 milionë deri në 20 milionë £ ( 15 deri në 25 milionë dollarë). “Dance on the Beach” u fsheh në një hambar nga nazistët, së bashku me një version të “The Scream” dhe kanë kaluar 89 vjet që kur vepra u shfaq për herë të fundit në treg. Shitja e pikturës historike u bë e mundur falë një marrëveshjeje midis trashëgimtarëve të mikut të artistit: Thomas Olsen-it; biznesmen norvegjez anijesh, dhe trashëgimtarëve të Curt Glaser-it, historian arti, i cili ishte pronari i pikturës nga viti 1912 deri në vitin 1933. Kur iu desh të ikte nga nazistët, Glaser-i u detyrua ta shiste veprën, e cila u ble më pas nga Olsen-i në vitin 1934; që atëherë ajo ka qenë në koleksionin e familjes. Mësohet se të ardhurat nga shitja do të ndahen mes dy familjeve. Të dy; Glaser-i dhe Olsen-i kishin marrëdhënie personale me Munch-in në atë kohë, madje artisti pikturoi edhe gratë e tyre, Elsa Glaser-in dhe Henrietta Olsen-in.
Udhëtimi i pikturês “Dance on the Beach”  ndjek një trajektore të ngjashme me atë të “Summer Day” apo të “Embrace on the Beach” (The Linde Frieze), e cila gjithashtu ndryshoi pronar nga Glaser-i tek Olsen-i gjatë rrjedhës së historisë. Ajo u shit për më shumë se 22 milionë dollarë (përfshirë tarifat) në një shitje të Sotheby-t në vitin 2021. Aktualisht, rekordi i ankandit të Munch-it është 119.9 milionë dollarë, i cili u arrit në vitin 2012 në një ankand në New York për shitjen e “The Scream” nga viti 1895, financierit amerikan Leon Black. Ajo u shit nga Petter Olsen-i, djali i Thomas Olsen-it.

Skicë e Elsa dhe Curt Glaser-it nga Edvard Munch-i, vizatuar në vitin 1913.

Dance on the Beach” u porosit fillimisht në vitin 1906 nga Max Reinhardt-i, regjisor i njohur filmi dhe teatri, i cili thuhej se ishte shumë i ndikuar nga Munch-i; piktura u bë pjesë e asaj që tani njihet si “The Reinhardt Frieze“, në teatrin e regjisorit në Berlin. Ajo u përket një prej 12 kanavacave të vendosura në pjesën e sipërme të teatrit që synonte të ishte një instalacion përfshirës, i cili, sipas fjalëve të Munch-it, përbëhej nga “imazhe të psikikës moderne”.
Vepra që ofrohet në shitjen e Sotheby-t është e vetmja nga kjo seri e disponueshme në tregun e artit, ndërsa pjesa tjetër është e gjitha në koleksionet muzeale në Gjermani, me nëntë në Nationalgalerie në Berlin, një në Hamburger Kunsthalle dhe një në Muzeun Folkwang, Essen. Piktura përshkruan dy nga dashuritë e mëdha të mjeshtrit norvegjez, Tulla Larsen-in dhe Millie Thaulow-n në plan të parë.
Glaser-i, i cili dikur ishte drejtor i Bibliotekës Shtetërore të Artit të Berlinit dhe biografi i artistit, e fitoi veprën në vitin 1912 kur Teatri Reinhardt u rinovua. Historiani dhe kuratori i artit më pas u persekutua nga nazistët për shkak të prejardhjes së tij hebreje dhe u detyrua ta shiste veprën në vitin 1933 kur u largua nga Gjermania. Një ekspozitë e koleksionit të Glaser-it po mbahet aktualisht në Kunstmuseum Basel.
Disa muaj më vonë, piktura doli në treg në një ankand në Oslo në vitin 1934 dhe u ble nga Olsen-i, i cili kishte qenë fqinj i Munch-it. “Dance on the Beach” ishte shfaqur në sallën e klasit të parë të një prej lundrimeve të Olsen-it, midis Oslo-s dhe Newcastle-it në vitin 1939.
Olsen-i e hoqi atë kur Britania i shpalli luftë Gjermanisë dhe i solli të gjitha pikturat e tij të Munch-it, përfshirë “Dance on the Beach” dhe “The Scream“, në një hambar në pyllin norvegjez. “Dance on the Beach” ka qenë në duart e familjes Olsen qysh atëherë.
“Kjo pikturë e jashtëzakonshme është bërë edhe më e veçantë për shkak të origjinës së saj të jashtëzakonshme, një histori që është zbuluar që atëherë kur u pikturua, 115 vjet më parë”, deklaroi Lucian Simmons, nënkryetar i Sotheby-t. “Ne jemi krenarë që po luajmë një rol në kapitullin e ardhshëm të pikturës.”

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top