Mendojmë se Big Brother-in e shpikëm në epokën e sotme moderne, por 2,400 vjet më parë, Platoni na tregoi sesi do të ishte jeta sikur të jesh i lidhur me zinxhirë në një shpellë dhe të jesh i detyruar të shikosh vetëm hijet që ndërrohen në mur/Meli Ajazi

in Filozofi by

Meli Ajazi

Ne mendojmë se Big Brother-in e shpikëm në epokën e sotme moderrne – 30 vjet më parë, po nuk është e vërtetë; rreth 2,400 vjet më parë, Platoni na tregoi se si do të ishte jeta sikur të jesh i lidhur me zinxhirë (metaforikisht i ulur sot në kolltuk) në një shpellë (shtëpi sot) dhe të jesh i detyruar të shikosh vetëm hijet që ndërrohen në mur (ekranet e TV).

Çfarë donte të thoshte ai me alegorinë e shpellës?

Në alegorinë e shpellës, Platoni bën dallimin mes njerëzve që njohuritë shqisore, ato empirike, i marrin për të vërtetën absolute dhe njerëzve që vërtet e njohin të vërtetën përtej asaj empirike.

Nëpërmjet parabolës ai argumenton se masa që është injorante/e paditur dhe kokëfortë, po edhe shumë armiqësore ndaj ndonjë tjetrit që nuk bën pjesë në rrethin/grupin e tyre dhe i thotë të kundërtën e asaj që ajo do të dëgjojë, është e paaftë për të bërë dallimin midis qeverisjes së mirë dhe asaj të keqe.

Ja si ndodh historia në Shpellën e Platonit:

 – Shpella
– Imagjinoni një shpellë, në të cilën ka 3 të burgosur. Të burgosurit janë të lidhur me zinxhirë nga krahët, këmbët dhe koka, kështu që ata nuk mund të shohin asgjë, përveç murit të shpellës përballë tyre.
– Këta të burgosur janë në shpellë që nga lindja dhe nuk kanë dalë kurrë jashtë saj, kështu që nuk njohin realitet tjetër.
– Pas të burgosurve gjendet një zjarr dhe mes tyre e zjarrit është një si urë apo vendkalim i ngritur .
– Njerëzit që gjenden jashtë shpellës ecin përgjatë këtij vendkalimi duke mbajtur gjëra të ndryshme në kokë apo shpatulla, si; kafshë, bimë, dru, gurë, etj, etj.

Hijet
– Imagjino sikur je një nga të burgosurit dhe nuk mund të shikosh asgjë mbrapa dhe anash pasi prangimi nuk ta lejon – pra, ajo që sheh është vetëm muri përballë.
– Kur njerëzit ecin përgjatë vendkalimit, ti mund të shohësh në mur hijet e tyre dhe të objekteve që ata mbajnë në kurriz.
– Nëse nuk do të keni parë kurrë objektet e vërteta, edhe ju do të besonit që hijet e objekteve janë ‘reale’.

Loja
– Platoni sugjeron që të burgosurit bëjnë një “lojë” – Fillojnë të marrin me mend se cila hije do të shfaqet në vijim.
– Nëse një nga të burgosurit e gjen me saktësi, të tjerët do ta lavdërojnë atë si më të zgjuarin duke e titulluar master (mjeshtër) të natyrës.

Arratisja
– Dikur, njëri prej të burgosurve çlirohet nga zinxhirët dhe ikën nga shpella.
– Ai tronditet nga bota që zbulon jashtë saj dhe nuk beson fillimisht se ajo që sheh s’mund të jetë reale.
– Po sa më shumë kohë kalon në ambjentin e tij të ri, aq më shumë kupton se pikëpamja e tij e mëparshme mbi realitetin ishte e gabuar.
– Fillon ta kuptojë botën e re dhe pasi merr vesh se Dielli është burimi i jetës, ndërmerr një udhëtim (intelektual) ku zbulon bukurinë dhe domethënien e jetës.
– Kupton se jeta e tij e mëparshme dhe loja e supozimeve që luanin në shpellë ishte e kotë dhe e padobishme.

Kthimi
– Ai kthehet në shpellë për t’i informuar të burgosurit e tjerë për zbulimet e tij.
– Po ata nuk i besojnë dhe e kërcënojnë se do ta vrasin nëse ai përpiqet t’i çlirojë ata.

Kuptimi i ‘Alegorisë së Shpellës’ së Platonit:

Shpella
Në teorinë e Platonit, shpella përfaqëson njerëzit që besojnë se njohuria vjen vetëm nga ajo që ne shohim dhe dëgjojmë në botë – dëshmi empirike.
Shpella tregon se besimtarët e dijes empirike kanë ngecur në ‘shpellën’ e keqkuptimit.

Hijet
Hijet përfaqësojnë perceptimet e atyre që besojnë se provat e marra nga shqisat sigurojnë njohuri.
Nëse besoni se vetëm ajo që shihni me sy e dëgjoni me veshë, duhet të merret si e vërtetë, atëherë jeni thjesht duke parë një hije të së vërtetës dhe, sipas Platonit ju jeni ‘pleb’ (një person ordiner i zakonshëm, me inteligjencë të ulët, zakonisht nga klasë e ulët)

Loja
Loja përfaqëson idenë sesi njerëzit besojnë që një individ është “master” kur ata kanë njohuri vetëm shqisore.
Platoni demonstron se ky ‘master’ nuk njeh ndonjë të vërtetë, dhe sugjeron se është qesharake të admirosh dikë si ky.

Arratisja
I burgosuri i arratisur përfaqëson filozofin, i cili i kërkon njohuritë jashtë shpellës dhe jashtë shqisave.
Dielli përfaqëson të vërtetën filozofike dhe dijen universale.
Udhëtimi përfaqëson një udhëtim filozofik ku filozofi gjen të vërtetën dhe mençurinë

Kthimi
Reagimi i të burgosurve të tjerë ndaj kthimit të të arratisurit përfaqëson frikën e njerëzve për të njohur të vërtetën dhe sidomos atë filozofike, si dhe mosbesimin e tyre tek filozofët.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Filozofi

Go to Top