Çka e shtyn njeriun t’ia presë veshët vetes?

in Pikturë by

Fragment nga një letër e Van Gogh-ut dërguar vëllait të tij Theo-s.

I dashur Theo

Takova Mauve-in sot dhe patëm një bisedë tepër të hidhur, që e bëri të qartë për mua se rrugët tona janë ndarë. Ai ka shkuar tashmë aq larg sa nuk mund të pendohet, e me siguri as që dëshiron të pendohet.

E ftova të vijë ndonjëherë në shtëpi te unë e të shohë punët e mia e të sqarohemi për gjithçka, por ai thjesht refuzoi: “Me siguri që nuk kam për të ardhur, s’kemi punë më bashkë”. Në fund tha “E ke karakterin të lig”. I ktheva shpinën atypëraty, ishim te dunat, dhe fillikat eca për në shtëpi.

Mauve e ka marrë për keq që unë i kam thënë “jam artist” gjë që s’kam ndërmend ta tërheq, meqë është e vetëkuptueshme se ajo fjalë nënkupton njeriun që gjithnjë është në kërkim të diçkaje pa e gjetur kurrë tërësisht. Pra është krejt e kundërta e mburrjes, e të thënit “Unë di gjithçka, apo unë e kam gjetur”. Sipas meje ajo fjalë do të thotë “Jam në kërkim, jam në gjueti, jam i përfshirë thellësisht”…

Por unë kam veshë, Theo – e nëse dikush më thotë “E ke karakterin të lig” çfarë pritet të bëj unë? U ktheva në anën tjetër dhe shkova fill vetëm në shtëpi, po me zemrën e rënduar sepse Mauve-i e ka menduar atë gjë qysh para se të ma thoshte. Nuk do t’i kërkoj shpjegime, e as nuk do t’i kërkoj të falur.

Nga një letër e Vincentit për të vëllanë, Theon, maj 1882.

Përktheu: Arbër Zaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top