Imtësina kryeqytetse-Rozafa Shpuza

in Letërsi/Tharm by

Imtësina kryeqytetse-Rozafa Shpuza

 

Nën kët shi t’pabojë
përplasja e derës së taksisë
t’kujton çekiçin e gjyqtarit
teksa cakton caqet e cikatuna t’lirisë.
Pusetat refuzojnë me kapërdi
henë e dhanë përdhuni,
kësisoj hapat përmbyten prej vorbulla inatesh
e kori i namëve stërpik vitrinat e dekorueme
me skonto dashnish fillikate.
Imtësina tmerrësisht vulgare
kurdisin zemrekun e sahatit
me akrepa që ngasin në kah antiorar.
Ekranet virtuale njesojnë ndjesitë
e asht krejt njajtë
si me thanë të kam dashtë para Covidit,
si deliret e nji kangetareje tallavash,
si rrëfimi i mëkatarit mbas rrjetës kafazlie,
si kanga e kukuvajkës ndër vorre,
si lehjet e qejve n’orgjitë bri Lanës…

Imtësina mirfilli tinzare
lagen nën kët shi t’pabojë
e askush nuk vëren se afishet shkyhen
e prore njiten rishtake
me të njajtat slogane
përpos letrës ngjitëse që ka tjetër bojë…

 

Foto: Rozafa.Shpuza

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top