PASIONI -KRISTINA PERI ROSSI
Dolëm prej dashurisë
si nga një katastrofë ajrore
Kishim humbur rrobat
letrat
mua më mungonte një dhëmb
ty kuptimi i kohës
A thua qenkësh një vit i gjatë sa një shekull
apo një shekull i shkurtër sa një ditë?
Prej mobileve
prej shtëpisë
vetëm gjëra të bëra copë:
gota foto libra të shfletuara…
Ishim të mbijetuarit
e një vithisjeje
e një vullkani
e ujërave të tërbuara
dhe ndahemi me ndjenjën e mugët
të të mbijetuarit
megjithëse nuk e dimë pse.
Përktheu: Bajram Karabolli

KU FSHIHET LUMTURIA E NJERIUT-(Rrëfenjë arabe)
Në fillim të kohërave, perënditë u mblodhën për të krijuar njeriun: burrin dhe gruan. Dhe vendosën