Ç’GJUMË POSHTË SHELGUT!-RAFAEL RUBIO
Eh, ç’gjumë nën një shelg buzë lumit,
blerimi i gjetheve të fut në ëndërrim.
Isha era, zhurmërimi, përshkënditja
e diellit midis degëve. Oh sa gëzim!
Blerimi i lumit të gjerë u ndjeva,
shelgu gjethe-lot që lumin sit.
Isha si një gurrë gazi e freskët,
isha vetë diell që blerimin ujit.
Oh ç´freski, në degnajë dritë-fërgëllimë.
Çurg gjethesh të blerta, harpa-gjelbërim
që shin gugatje, lira prej uji-mërmërimë.
Flladi flladit, qielli shndrit nëpër hije,
Tufa degësh lundrojnë, gjethet qeshin,
ndërsa qielli flautit të gjelbër i bie.Përktheu: Bajram Karabolli
KËTU NUK KA PLEQ-MARIO BENEDETTI
KËTU NUK KA PLEQ-MARIO BENEDETTI Këtu nuk ka pleq, vetëm na erdhi pasditja:një pasdite plot me