Mbi gur dhe nën gur-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Mbi gur dhe nën gur-Sueton Zhugri

Mbi gurin e tokës vë kokën,
Nën gurin qiellor marr frymë
Gjithçka me eklipse përsëritjesh
Rrotullime njëditënatëshe

pafundmi,
                    oh

S’dua të vdes i krahasuar.
Jam ky që jam pa miniaturë.
Brenda qelizave të mia jetojnë
Unë, ti dhe universi

Gurëz latuar mes gurëve në
       Miljona ëndrra
Mbetur kanë jo shumë vite për të jetuar.
Tashmë. Po, e di.
Si në vogëli dua të kalëroj një fshesë e të fluturoj drejt qiellit.

Qielli mund të hapet thjesht
si një libër i madh, i rëndë,
Dhe yjet mund bien poshtë
Të gjithë brenda një nate.
Do të ishte një shi dritash
Si breshër qelqesh,
Përmbytje bardhësie,
Dhe e
Matufepsur,
Pak gjë do të besoje ti,
E sapozgjuar.

                     
Ti që ma bën jetën pamundur
Këtu, mbi dhe nën gur me mua,
  (më parë se t’jetë tepër vonë)

     R r o k m ë, p u t h m ë!

   E nëse nuk shkruaj më për ty
Vritmë,
             vritmë me harresë…
Dhe fli, se ende ka natë,
Fli edhe pak duke ëndërruar
Krejt tjetër.

15.10.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top