VAJZA QË E MBIJETOI MASAKRËN-Xhevdet Bajraj
Ajo vajza që i mbijetoi masakrës
tashmë është rritur
është bërë grua e nënë
Zemra i bëhet mal
kur i sheh dy vajzat e saj
duke lozur me kukullaEdhe ajo ende e ruan kukullën e saj
që e kishte humbur një këmbë
kur eksplodoi bomba në afërsi të tyreLoz me të
kur nuk e sheh askush
kur do të qajë
për njerëzit që i humbi atë ditë.
PËRBALLË MEJE-Xhevdet Bajraj
PËRBALLË MEJE-Xhevdet Bajraj Tërë jetën u përpoqata ndërtojnjë botë për vete dhe tash kur e
Neviana Shehi
HISTORI ME UJQ
S’di përse sytë e mi
më shkuan tek ta menjëherë
dhe s’di përse u drodha
Isha kthyer nga një vizitë e gjatë
dhe interesante në Alpe
dhe isha kaq e mbushur me pamje
e sërish prania e tyre më joshi
Sytë e njeriut tërhiqen nga enigmat
dhe e kanë në gjak kureshtjen
dhe s’mund të ndodhte ndryshe
Pesë lëkura ujqish pranë e pranë
mbërthyer në një mur
gjashtë vëllezër ujq
dhe të gjashtë me lëkura të murme
Është një moment kur pyetjet shtrohen vetiu
pa i lënë radhë njëra tjetrës
si kishin mbërritur këtu
dhe përse i kishin vrarë?
Ata që e dinin historinë e gjashtë ujqërve
na e pasqyruan në stile të ndryshme narrative
duke u kujdesur të ruanin të njëjtin subjekt
Ata ishin gjashtë vëllezër ujq
të parritur mirë
të ngecur për vdekje
në të njëjtin kafaz
Në kohën e rënies së madhe të ortekëve
kujdestari i tyre vdiq
duke i lënë të braktisur me ditë të tëra
përballë vetmisë së bardhë
dhe urisë së zezë
Përtej gardhit kalonin sorkadhe
dhe derra të egër
tre ditë me radhë ulëritën e ulëritën
nga tmerri dhe uria
e zgjidhje s’vinte
Atëherë nisën t’i suleshin njëri tjetrit
ujku më i fuqishëm ju sul vëllait
më pak të fuqishëm
duke e copëtuar pamëshirë
të tjerët që vetëm këtë prisnin
bënë të njëjtën gjë
duke e çuar kështu
gjer në fund narracionin
Historitë me ujq të uritur
zgjidhjet i kanë gjithmonë
brenda vetes…