PËRBALLË MEJE-Xhevdet Bajraj
Tërë jetën u përpoqa
ta ndërtoj
një botë për vete
dhe tash kur e përfundova
më lanë këmbët
nuk mund ta bëj
as edhe një hap para.Përballë meje
një sorrë e zezë
bart aq shumë fije kashte
saqë kam përshtypjen
se është duke ndërtuar
fole mitralozi.Muzë
mos ke frikë
po vrapoj kah ti
pa këmbë.Mbase do të vonohem
por gjithsesi do të vij.
Nga libri “Unaza e Saturnit”
NJË GRUA QË KISHTE DASHURUAR SHUMË-Xhevdet Bajraj
NJË GRUA QË KISHTE DASHURUAR SHUMË-Xhevdet Bajraj Një grua e shndërruar në një grusht dheuende